2020-02-14 11:25:21 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një grup studiuesish në Shangai thonë se kanë izoluar dhe identifikuar me sukses shtamin e koronavirusit të ri nga një kampion i marrë prej një pacienti.
Studiuesit njoftuan se kanë përfunduar renditjen dhe analizimin e gjenomit.
Ky është shtami i parë i koronavirusit të ri që izolohet në Shangai. Ai do të ofrojë burimet kryesore për prodhimin e vaksinës dhe prodhimin e barnave pas studimit të mëtejshëm.
Kryestudiuesi Wen Yumei tha se ata mund ta vëzhgojnë tani ndryshimin e virusit në kohë reale dhe ta përshpejtojnë procesin e studimit të COVID-19.(Xu Guang)