2020-02-14 19:51:46 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një epidemi e befasishme është një sprovë për Kinën, por nga ana tjetër ka shqetësuar mbarë botën: A është Kina në gjendje ta kontrollojë epideminë? A do të ketë ndikim të madh ndaj ekonomisë globale?
Më 12 shkurt, në një mbledhje të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PK të Kinës, të drejtuar nga Xi Jinping, u analizua gjendja e fundit e epidemisë së pneumonisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri dhe u studiuan masat për parandalimin e kontrollin e mëtejshëm të epidemisë. Kjo ishte mbledhja e tretë brenda 19 ditëve të nivelit më të lartë vendimmarrës të Kinës për shqyrtimin e kontrollit të epidemisë. Nga kjo mbledhje rezultuan dy informacione të rëndësishme:
Së pari, duket ndryshimi pozitiv në gjendjen epidemike dhe arrihet rezultati pozitiv në punët e parandalimit e kontrollit të epidemisë. Së dyti, Kina do të planifikojë në mënyrë proporcionale kontrollin e epidemisë dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror.
Këto informacione tregojnë se Kina po përpiqet të zvogëlojë në minimum ndikimet e epidemisë dhe do të punojë për përmbushjen e objektivave të ndryshme të zhvillimit të sivjetshëm.
Këto lajme janë frymëzuese për kinezët dhe gjithashtu shtojnë botës besimin.
Ndryshimi pozitiv i gjendjes epidemike nuk erdhi lehtë. Ai u realizua me solidaritetin e kinezëve dhe dhe me përpjekjet e vështira, gjithashtu edhe me përkrahjen e madhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të bashkësisë ndërkombëtare.
Gjatë një interviste ditët e fundit për Grupin Mediatik të Kinës, koordinuesi i OKB-së në Kinë Nicholas Rosellini vlerësoi se qeveria kineze ka marrë një sërë masash shumë të forta, të cilat janë në ndihmë të uljes së tensionit të epidemisë.
Më e rëndësishmja është se në këtë mbledhje të shtresës më të lartë të vendimmarrrjes të Kinës u theksuan edhe rifillimi sa më shpejt i prodhimit në ndërmarrjet e tregtisë së jashtme, nxitja e zbatimit të objekteve të mëdha me investime të huaja, konkretizimi i Ligjit të Investimeve të Huaja si dhe i rregulloreve përkatëse, përmirësimi i mjedisit të investimeve të huaja dhe mbrojtja e interesave të ligjshme të tyre. Këto masa lidhur me hapjen vërtetojnë më tej se parandalimi e kontrolli efektiv i gjendjes epidemike në Kinë është jo vetëm mbrojtje e publikut kinez, por edhe e interesave të përbashkëta të vendeve të ndryshme. (Wang Lei)