2020-02-13 14:18:23 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të mërkurën u mbyll në Gjenevë Forumi global për studimet mbi koronavirusin e ri. Sekretari i Përgjithshëm i OBSh-së u shpreh që numri i rasteve të reja të konfirmuara të sëmundjes nga koronavirusi i ri është ulur pak, por ende duhet të mbahet vigjilenca.
Ky forum ndërkombëtar dyditor kishte si synim të koordinonte mendimet e palëve për të arritur një konsensus të pranuar gjerësisht dhe të hartonte një plan, duke bërë përpjekje që e gjitha bota të bashkohet për përballimin e kësaj epidemie.
Në këtë forum, morën pjesë mbi 400 shkencëtarë dhe ekspertë. Sekretari i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh në një konferencë për shtyp në mbyllje të forumit se ai shumë është i kënaqur nga diskutimet aktive të shkencëtarëve nga vendet e ndryshme. Ai bëri të ditur se OBSH-ja po bën një plan të përgjithshëm për provat klinike dhe mjekimin përkatës.
Ai u shpreh gjithashtu që OBSh-ja po vazhdon t'u ofrojë vendeve që kanë nevojë materiale për diagnostikimin dhe mjekimin e të sëmurëve, për mbrojtjen e punonjësve mjekësorë dhe për rritjen e aftësisë laboratorike në mbarë botën.
Lidhur me gjendjen e fundit të epidemisë së koronavirusit të ri, ai vuri në dukje se numri i rasteve të reja të konfirmuara është ulur, por ende duhet të ruhet vigjilenca. Ai ritheksoi rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit ndërkombëtar gjatë parandalimit të epidemisë.
"Javën e kaluar, numri i rasteve të raportuara nga Kina ka qenë i qëndrueshëm. Qysh nga 4 shkurti, numri i vendeve që kanë raportuar raste infektimi, nuk ka ndryshuar. Por ne duhet të mbajmë vigjilencën, sepse epidemia mund të zhvillohet në çdo drejtim. Dua të them sërish: tani është koha për bashkim," tha Tedros Adhanom Ghebreyesus-i.
Kreu i OBSh-së u shpreh në fund që ekipi i përbashkët i ekspertëve Kinë-OBSh kanë pasur një komunikim të thellë mbi gjendjen e tanishme të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, duke pasur përparime:
"Ekipi i punës i OBSh-së që do të shkojë në Kinë ka pasur përparime pozitive në formimin e grupit të përbashkët dhe sferën e punës. Shpresojmë që të kemi lajme të reja për t'i shpallur në një kohë të shkurtër".
Një ditë para forumit, OBSh-ja shpalli që pneunomia e koronavirusit të ri do të quhet "COVID-19" dhe vaksina e parë antivirus ndoshta të prodhohet brenda 18 muajsh. Ghebreyesus-i vuri në dukje që gjendja e tanishme nuk do të vazhdojë për një kohë të gjatë.