Kinë, kapaciteti i prodhimit të maskave mund të plotësojë kërkesat e punonjësve mjekësor

2020-02-13 21:33:25 CRI Komenti juaj Printoni

Me ngritjen dita-ditës të vëllimit të prodhimit të maskave mjekësore në Kinë, tani mund të plotësohen kërkesat e punonjësve mjekësor të frontit të parë.

Prej fillimit të këtij muaji, krahinat e ndryshme kineze rifilluan gradualisht prodhimin e maskave, një produkt shumë i rëndësishëm për stafin mjekësor, por edhe për banorët e thjeshtë.

Për të na përditësuar mbi gjendjen e prodhimit të maskave foli të enjten Xia Nong, funksionari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit e Reformës të Kinës në një konferencë për shtyp të organizuar nga Këshilli i Shtetit i Kinës.

"Deri më 11 shkurt, janë futur në funksionimin 94% të kapacitetit të prodhimit të maskave. Veçanërisht për maskën mjekësore të tipit 'N95', që është domosdoshme për punonjësit mjekësor të frontit të parë, janë përdorur 128% të kapacitetit të prodhimit. Ndërsa për maskat mjekësore të tipeve të tjera, përqindja e përdorimit të kapacitetit të prodhimit arriti 106%. Me koordinimin unik në mbarë vendin, mund të sigurohen tani kërkesat e punonjësve mjekësor të frontit të parë për maskat mjekësore."

Në këtë konferencë shtypi, funksionarja e Ministrisë së Industrisë e të Informatizimit Cao Xuejun pohoi haptazi se aktualisht mungojnë ende veshjet mbrojtëse mjekësore. Ajo tha se kundrejt kësaj mungese, do të nxitë me të gjitha përpjekjet për rifillimin e kapacitetit të prodhimit.

Deri tani, qeveria qendrore kineze ka dërguar mbi 180 grupe mjekësore me mbi 20 mijë mjekë e infermierë në përkrahjen e provincës Hubei dhe qytetin Wuhan.

Krahas këtyre, 16 krahinat kineze krijuan edhe marrëdhënie mbështetëse përkatësisht me 16 qytete të tjera të provincës Hubei dhe kanë dërguar 25 grupe me 3500 punonjës mjekësor. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore