2020-02-12 10:40:49 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Autoritetet kineze kanë publikuar një qarkore, që kërkon përmirësimin e kushteve të punës dhe kujdesit për personelin mjekësor në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.
Qarkorja e vë theksin në rinovimin e mjediseve të punës dhe të pritjes së të sëmurëve dhe ofrimin e shërbimeve më të mira logjistike për punonjësit e mjekësisë.
Qarkorja kërkon përpjekje për të minimizuar infektimin në spitale, duke theksuar se do të forcohet ndërhyrja dhe këshillimi psikologjik për të ulur presionin psikologjik të personelit mjekësor.
Në qarkore theksohet gjithashtu ndëshkimi për ata që dëmtojnë punonjësit mjekësorë.(Çang Çuo)