2020-02-12 21:17:32 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina ka raportuar një rritje në shkallën e kurimit të pacientëve me koronavirusin e ri.
Norma u rrit në 10.6 për qind të martën, krahasuar me 1.3 për qind më 27 janar.
Numri i rasteve të reja të konfirmuara çdo ditë është përgjysmuar nga 4 shkurti deri të martën, ndërsa numri i rasteve të dyshuara çdo ditë të raportuara në pjesën kontinentale të Kinës regjistroi gjithashtu një rënie mbi 37 për qind në periudhën 5- 11 shkurt. (Albana)