Tibet, del nga spitali i vetmi pacient me koronavirus

2020-02-12 19:23:17 CRI Komenti juaj Printoni

Pacienti i vetëm i infektuar me koronavirusin e ri në Tibet ka dalë nga spitali.

Pacienti mbërriti në Lhasa më 24 janar nga Wuhani, vatra e shpërthimit të koronavirusit novel.

Ai pati simptoma si kollë dhe ethe dhe më pas u shtrua në spital ditën tjetër, ku u konfirmua i infektuar me virusin e ri më 29 janar.

Të shtunën, dolën nga karantina 32 persona me të cilët i prekuri kishte qenë në kontakt.

Prej së martës, rajoni nuk ka raportuar asnjë rast të ri ose të dyshuar apo vdekje të shkaktuar nga virusi për të 13-n ditë radhazi. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore