2020-02-11 10:44:51 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Wang Ruihe, drejtor i Zyrës së Ligjit Ekonomik në Komitetin e Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) të Kinës, u tha gazetarëve të hënën se Komisioni i Çështjeve Ligjore i Komiteti i Përhershëm të AKP-së ka vendosur dhe iniciuar rishikimin e "Ligjit për mbrojtjen e kafshëve të egra". Planifikohet që amendimi i këtij ligji të përfshihet në planin e punës së sivjetshme të AKP-së, si dhe të shpejtohet procesi i rishikimit të ligjit të parandalimit të epidemive nga kafshët dhe ligjeve të tjera. Ai bëri të ditur gjithashtu se Komisioni i Çështjeve Ligjore i Komitetit të Përhershëm të AKP-së po studion gjithashtu një vendim mbi çështjet ligjore që do të merret nga Komiteti i Përhershëm në të ardhmen e afërt.
Sipas informacioneve të fundit, koronavirusi ka mundësi të ketë kaluar nga kafshët e egra te njerëzit dhe më pas të jetë transmetuar edhe nga njeriu te njeriu.(Vera)