Xi Jinping-u inspekton spitalin e trajtimit të koronavirusit në Pekin

2020-02-11 09:50:36 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping e ka vënë theksin në fitoren e luftës për parandalimin dhe për kontrollin e epidemisë me besim më të fortë, vendosmëri më të madhe dhe masa më të rrepta.

Ai i bëri këto komente gjatë inspektimit të punës për parandalimin dhe për kontrollin e epidemisë në Pekin.

Kreu i shtetit kinez vizitoi të hënën pasdite spitalin "Ditan" të Pekinit, një institucion i përcaktuar për trajtimin e pneumonisë së koronavirusit të ri, ku u njoh me punën për mjekimin e të sëmurëve. Ai bëri gjithashtu videotelefonata me spitalet në Wuhan ku janë shtruar të sëmurë rëndë.

Xi gjithashtu dëgjoi raportet e grupit qendror drejtues në provincën Hubei dhe të autoriteteve të kësaj province për parandalimin dhe për kontrollin e epidemisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore