2020-02-11 09:48:56 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë do të formojnë një ekip të përbashkët për të bërë diskutime dhe vlerësime lidhur me epideminë e koronavirusit të ri dhe frenimin e saj.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës thotë se ekspertët do të japin sugjerime për parandalimin dhe për kontrollin e përbashkët të epidemisë në Kinë dhe në vendet e tjera të prekura.
Një ekip paraprak i OBSh-së mbërriti në Pekin të hënën për të diskutuar mbi përgatitjet përkatëse me palën kineze.