Xi Jinping: Duhet të kemi besim, vullnet e masa më të forta

2020-02-11 20:48:50 CRI Komenti juaj Printoni

Të hënën, gjatë inspektimit në Pekin të punës kontrolluese të gjendjes epidemike të koronavirusit të tipit të ri, presidenti kinez Xi Jinping theksoi se tani gjendja epidemike është ende e rëndë, ne duhet të kemi besim, vullnet dhe masat më të forta për ta ndaluar përhapjen e gjendjes epidemike duke fituar betejën kundër virusit në mbështetje të forcave popullore.

Populli kinez ka besim në mposhtjen e virusit. Pas shpërthimit të gjendjes epidemike, nën drejtimin e udhëheqësit suprem, qarqet e ndryshme kineze nisën menjëherë veprimet në betejën kundër virusit duke pasur rezultate një pas një.

Sipas statistikave të Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë të Kinës, të hënën u shtuan 381 raste të konfirmuara të sëmundjes në mbarë Kinën përveç provincës Hubei, shtimi i rasteve të reja u ul për 7 ditë me radhë. Edhe në qytetin Wuhan të provincës Hubei, numri i rasteve të sëmundjes është ulur në përgjithësi. Në të njëjtën kohë, numri i pacientëve të shëruar është shtuar dukshëm dhe përqindja e shërimit u ngrit nga 1.3% e 27 janarit në 8.2% më 9 shkurt. Kjo tregon se masat parandaluese e kontrolluese të Kinës kanë pasur rezultat duke forcuar besimin e njerëzve për fitoren ndaj betejës.

Parandalimi dhe kontrolli i gjendjes epidemike është një betejë serioze për mbrojtjen e sigurisë së jetës e të shëndetit. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u shpreh se Kina ka bërë përpjekje madhështore për kontrollin e gjendjes epidemike. Në momentin kyç të betejës kundër virusit, Xi Jinping inspektoi punën kontrolluese duke bërë vendime të rëndësishme për veprimet e mëtejshme, kjo është përpjekja e re e Kinës për mbrojtjen e shëndetit e sigurisë së masave popullore të vendit dhe të popujve të botës. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore