2020-02-10 10:43:13 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të premten e kaluar u mbyll mbledhja e Këshillit Ekzekutiv të 26-të të Bashkimit Afrikan. Pas kësaj mbledhjeje, Këshilli Ekzekutiv bëri një deklaratë, ku shpreh përkrahjen për përpjekjet e qeverisë kineze dhe të popullit kinez kundër epidemisë së koronavirusit dhe besimin që qeveria kineze ka aftësi të përballojë sfidat e sjella nga epidemia. Kjo ishte një nga mbledhjet e zhvilluara në kuadër të samitit të 33-të të Bashkimit Afrikan.
Sipas deklaratës, në fazën e fundit të mbledhjes së Këshillit Ekzekutiv që u organizua nga 6 deri më 7 shkurt në selinë e Bashkimit Afrikan, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Afrikan shprehën qëndrimet e tyre në përkrahje të përpjekjeve të qeverisë dhe të popullit kinez për të ndaluar përhapjen e epidemisë dhe për të përballuar ndikimet shëndetësore dhe shoqërore të saj. Ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Afrikan kanë besim në aftësinë e qeverisë kineze kundër epidemisë dhe besojnë se Kina do të marrë masa dhe do të bashkërendohet sipas standardeve dhe rregullave ndërkombëtare me vendet e organizatat e ndryshme ndërkombëtare, sidomos OBSh-në dhe Qendrën Afrikane të Parandalimit dhe të Kontrollit të Sëmundjeve. Ata besojnë se, për të mirën e përbashkët, qeveria kineze do të bashkëpunojë me të gjithat vendet për të përballuar së bashku sfidat humanitare, shoqërore e ekonomike të sjella nga koronavirusi. (Çang Çuo)