Rreth 12 mijë punonjës mjekësorë dërgohen në Hubei për kontrollin e epidemisë

2020-02-10 10:25:06 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet shëndetësore kineze kanë dërguar një personel mjekësor prej rreth 12 000 vetash nga i gjithë vendi në provincën Hubei, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit të ri.

Që nga e shtuna, dy ekipe mjekësore me mbi 1 000 mjekë dhe infermierë nga provinca Liaoning janë nisur për në qytetin Wuhan, epiqendra e epidemisë.

Të dy ekipet do të mbështesin punët e trajtimit mjekësor në spitalin e sapondërtuar "Leishenshan" në Wuhan, i cili është i dyti në qytet që përsërit modelin e trajtimit të SARS-it nga Pekini.

Rastet e konfirmuara në Kinën kontinentale kanë arritur në mbi 37000, kurse numri i të vdekurve është më shumë se 800.

Mrekulli
Lajmet Kryesore