Epidemia, kreu i OBSh-së shpreh mirënjohje për punonjësit shëndetësorë kinezë

2020-02-10 10:24:23 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka shprehur mirënjohje për përpjekjet e punonjësve shëndetësorë në Kinë, që po luftojnë kundër përhapjes së koronavirusit të ri.

Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ndien respekt për mijëra punonjës shëndetësorë në Kinë, të cilët janë duke u kujdesur për pacientët dhe duke mbledhur të dhëna mbi koronavirusin e ri për analiza shkencore.

Sipas tij, ekspertët e mjekësisë dhe shkencës po punojnë përtej kufijve për një përgjigje mbi bazën e të dhënave ndaj koronavirusit të ri.

Ghebreyesus-i tha gjithashtu se ndarja e hershme nga Kina e të dhënave të renditjes të gjenomit me OBSh-në ka ndihmuar për ta mbajtur botën të sigurt.

Mrekulli
Lajmet Kryesore