Kina: Ekipi i OBSH-së do të mbërrijë në Pekin

2020-02-10 19:37:22 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë dhe Higjienës i Kinës Mi Feng u shpreh në një konferencë për shtyp se ekipi i punës i OBSH-së do të mbërrijë në Pekin mbrëmjen e 10 shkurtit dhe do të diskutojë me palën kineze për ngritjen e një ekipi të përbashkët specialistësh.

"Këtë herë, ekipi i punës nga OBSH-ja dhe pala kineze do të bëjnë shkëmbime të thella mbi gjendjen e tanishme dhe parandalimin e epidemisë, për të dhënë sugjerime për parandalimin e ardhshëm në Kinë dhe në vende të tjera të botës. Ne mirëpresim ekspertët e vendeve të tjera, përfshi edhe nga SHBA-ja të marrin pjesë në ekipin e përbashkët të ekspertëve. Besojmë që pas konsultimeve dhe komunikimeve të plota, do të kemi një plan të përshtatshëm për vizitën e ekipit të punës të OBSH-së në Kinë," thotë Mi Feng.

Siç mësohet, ky ekip do të drejtohet nga doktor Bruce Aylward dhe do të bashkëpunojë me homologët kinezë për t'u mësuar me gjendjen e epidemisë dhe për të drejtuar punët e parandalimit në mbarë botën. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore