Ndërmarrjet kineze kanë aftësi të mposhtin sfidat

2020-02-10 18:43:24 CRI Komenti juaj Printoni

Këto dy ditë, me përgatitjet për parandalimin e epidemisë së pneunosmise së koronavirusit të ri, ndërmarrjet kineze kanë filluar periudhën e prodhimit. Për këtë, këshilli i shtetit i Kinës publikoi një njoftim, ku theksohet që duhet të parandalohet epidemia në mënyrë shkencore dhe të fillojë prodhimi në mënyrë të qëndrueshme dhe të rregulltë.

Ky është zbatimi konkret i frymave të paraqitura nga mbledhja e Komitetit të përhershëm të byrosë politike të KQ-së së PKK-së, si dhe është kërkesa objektive e zhvillimit ekonomik të Kinës. Me gjendjen e epidemisë, ndërmarrjet kineze po përpiqen të përballojnë vështirësitë, të eksplorojnë pikët e reja të rritjes dhe po përpiqen për hapësira të reja zhvillimi.

Për shkak që kjo epidemi ndodhet në periudhën e festës së pranverës dhe sektorët e turizmit, ushqimit dhe argëtimit janë ndikuar në mënyrë të pashmangshme. Ndërkohë, për parandalimin e epidemisë, koha e pushimit të festës është zgajtur dhe prodhimi është shtyrë, çka ka ndikuar edhe në prodhimin industrial të vendit.

Ndërmarrjet e Kinës po shfrytëzojnë mençurinë e tyre për rifillimin e prodhimit, duke u fokusuar tek biznesi në internet dhe platformat në internet. Disa kompani kanë filluar punë nga shtëpia, duke vënë në përdorim orarin e shkathët, me synim që të minimuar ndikimet e epidemisë.

Këto masa përballuese janë bazuar nga fuqitë e mëdha e Kinës në teknologji, kapacitetin e madh të tregut dhe zhvillimin e ekonomisë digjitale. Kjo ka ofruar mbështetje të fortë për vetëshpëtimin e ndërmarrjeve.

Si pjesa kryesore e tregut, ndërmarrjet hasen shpesh me zigzaget. Kjo është gjendja normale. Në fakt, ndërmarrjet kineze janë zhvilluar dhe janë fuqizuar nëpërmjet vështirësive. Ekonomia kineze është si një det i madh dhe me përpjekjet përballuese, me mbështetjet e plota nga qeveria dhe me përkrahjet e fuqishme nga baza e ekonomisë kombëtare, ndërmarrjet kineze me siguri mund të mposhtin vështirësinë e përkohshme, të realizojnë zhvillim të ri dhe të vazhdojë të futë gjallëri të reja për rritjen ekonomike të Kinës.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore