Gënjeshtrat të mos minojnë kontrollin e epidemisë

2020-02-09 20:46:28 CRI Komenti juaj Printoni

Të shtunën, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se kjo organizatë jo vetëm po bën përpjepjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të tipit të ri, por edhe lufton me ata që përhapin informacione të gabuara dhe minojnë kontrollin e gjendjes epidemike. Ai theksoi se informacionet e gabuara u kanë sjellë punonjësve shëndetësorë shumë vështirësi, duke përhapur te publiku panik.

Pas ndodhjes së epidemisë, Kina izoloi brenda një kohe shumë të shkurtër shtamin e virusit dhe e njohu botën me gjendjen epidemike në mënyrë të hapur, duke marrë masa të rrepta për të ndaluar përhapjen e gjendjes. Këto masa kanë gjetur vlerësimin e përkrahjen e gjerë të komunitetit ndërkombëtar. Zoti Ghebreyesus tha: "Masat e Kinës janë të fuqishme e të efektshme dhe ato jo vetëm mbrojnë popullin kinez, por edhe ndalojnë përhapjen e gjendjes epidemike në vendet e tjera. Këto tregojnë përgjegjësinë, besimin dhe aftësinë e Kinës."

Megjithëkëtë, pa marrë parasysh masat parandaluese të Kinës dhe rezultatet e arritura, disa politikanë e media perëndimore e kanë kritikuar pandërprerë Kinën me informacione të pabaza, duke ndikuar shumë negativisht në bashkëpunimin ndërkombëtar në betejën kundër epidemisë. Për shembull, senatori amerikan Tom Cotton jo vetëm i nxiti amerikanët të largohen nga Kina, por edhe përhapi gënjeshtrën se koronavirusi i tipit të ri është armë biokimike e dalë nga një laborator në qytetin Wuhan. Gazeta "New York Times" i përshkroi masat e izolimit në Wuhan si fatkeqësi humanitare.

Në të njëjtën kohë, shumë vende i kanë dhënë Kinës përkrahje e inkurajim. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez theksoi: "Ksenofobia është virusi i vërtetë." Kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong u shpreh se vendet e ndryshme duhet të bashkëpunojnë me Kinën për ta përballuar së bashku sfidën.

Virusi është armiku i përbashkët i njerëzimit. Përpara armikut, vendet e ndryshme nuk duhet të bëhen spektatorë ose forca shkatërruese të punës kontrolluese të gjendjes epidemike. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore