2020-02-09 18:12:59 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Si një vend i qeverisur nga ligji, vitet e fundit Kina ka forcuar pandërprerë legjislacionin në fushën mjekësore e shëndetësore, duke hartuar "Ligjin e parandalimit e mjekimit të sëmundjeve ngjitëse", "Ligjin e përballimit të gjendjeve urgjente", "Rregulloren e përballimit të gjendjeve urgjente të shëndetit publik" etj., për përballimin e incidenteve urgjente me rreziqe të rënda shoqërore.
Këtë herë, pas shpërthimit të gjendjes epidemike, Kina nisi menjëherë punën parandaluese e kontrolluese sipas ligjit. Epidemia e koronavirusit u përfshi në administrimin e sëmundjeve ngjitëse. Në 31 provinca, rajone e bashki nisi reagimi i kategorisë së parë ndaj incidenteve urgjente të shëndetit publik. Po ashtu u ngarkuan me përgjegjësi disa zyrtarë qeveritarë që nuk zbatuan siç duhet detyrën e tyre etj.
Deri tani, puna parandaluese e kontrolluese e epidemisë ka pasur rezultate të njëpasnjëshme. Disa probleme të lindura në këtë proces, si prodhimi dhe shitja e mallrave të rreme, përhapja e thashethemeve, dhuna ndaj mjekëve, ngritja e çmimit të mallrave etj. janë zgjidhur sipas ligjit, duke hedhur bazë për fitores e betejës kundër koronavirusit.
Ligji është baza e një shoqërie dhe është mjet i rëndësishëm për forcimin e aftësisë së qeverisjes. Kina do të nxitë më tej forcimin e legjislacionit për përballimin e emergjencave, për të krijuar një sistem ligjor më të përsosur, më të rregullt e më të efektshëm të parandalimit e kontrollit të gjendjes epidemike. Kjo do të jetë jo vetëm në favor të ndërtimit të murit mbrojtës nga rreziqet, por edhe të forcimit të efekteve të qeverisjes duke siguruar fuqimisht zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë të shoqërisë dhe ekonomisë kineze. (Fani)