2020-02-07 10:43:49 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Organizatorët e Olimpiadës së Tokios 2020 thonë se nuk kanë në plan të shtyjnë a të anulojnë Lojërat për shkak të koronavirusit.
Drejtori i Përgjithshëm i "Tokio 2020" Toshiro Muto theksoi gjithashtu se organizimi i Lojërave Olimpike është në rrugën e duhur dhe se ata janë të përkushtuar për sigurinë e veprimtarisë.
Ai shtoi se është krijuar një grup pune për të trajtuar çdo çështje lidhur me koronavirusin.
Zëdhënësi i Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar Craig Spence shprehu bindjen që Lojërat do të mbahen siç ishte planifikuar. (Çang Çuo)