Shërohen pesë fëmijë të infektuar nga koronavirusi në Wuhan

2020-02-07 10:40:50 CRI Komenti juaj Printoni

Pesë fëmijë të infektuar nga koronavirusi janë shëruar dhe kanë dalë nga një spital i qytetit Wuhan në provincën Hubei.

Fëmijët, që janë të moshës 2 deri 14 vjeç, duhet të qëndrojnë në karantinë për dy javë.

Mjekët thonë se sistemi imunitar i fëmijëve është ende i brishtë, kështu që ata mund të preken prej infeksioneve të sistemit të frymëmarrjes duke shfaqur simptoma më të larmishme.

Ndërkohë, 62 të infektuar me koronavirus janë shëruar në Huanggang, një qytet tjetër i goditur rëndë nga epidemia në provincën Hubei.

Në këtë qytet janë njoftuar mbi 1 800 raste të konfirmuara të koronavirusit të ri. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore