2020-02-07 10:28:21 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti kinez ka zhvilluar një bisedë telefonike me mbretin saudit Salman, duke diskutuar përpjekjet për të luftuar dhe kontrolluar epideminë e koronavirusit të ri.
Xi Jinping-u tha se Kina ka marrë masat më të plota dhe më të rrepta të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë dhe vuri në dukje se këto përpjekje kanë dhënë edhe kontribut të madh për sigurinë publike në botë.
Ai u shpreh se pala kineze do të vazhdojë të punojë me të gjitha vendet për të përballuar bashkërisht epideminë dhe për të ruajtur sigurinë e shëndetit publik në rajon e në mbarë botën në frymën e hapjes dhe transparencës.
Mbreti Salman theksoi se pala saudite vlerëson lart masat e forta të marra nga qeveria kineze kundër epidemisë dhe tha se Arabia Saudite do të bëjë të gjitha përpjekjet për të mbështetur e ndihmuar Kinën në betejën kundër epidemisë. (A. Goga)