Ministria e Tregtisë kërkon rifillimin e prodhimit të materialeve mjekësore

2020-02-07 10:25:12 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Tregtisë e Kinës u ka bërë thirrje autoriteteve të pushtetit vendor të japin më shumë mbështetje për të ndihmuar në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë së pneumonisë.

Ajo kërkoi në një dokument zyrtar që departamentet financiare vendore të përkrahin prodhuesit kryesorë të produkteve mjekësore për rifillimin sa më parë të prodhimit pas festës, për të përballuar shpërthimin e koronavirusit të ri.

Ministria e nxiti gjithashtu këto departamente të zbatojnë politikat financiare mbështetëse të shpallura nga qeveria qendrore në financim, tatime dhe sigurimet shoqërore.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore