Xi Jinping-u kërkon përpjekje ligjore në parandalimin dhe kontrollin e virusit

2020-02-06 09:47:05 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për përpjekje më të mëdha ligjore në mbështetje të parandalimit dhe kontrollit të shpërthimit të koronavirusit.

Presidenti kinez foli për nevojën për të përmirësuar legjislacionin në lidhje me parandalimin dhe kontrollin e epidemisë në një mbledhje të mërkurën. Ai theksoi se fondet dhe sendet e dhuruara duhet të shpërndahen në kohë dhe sipas ligjit.

Në mbledhjen e kryesuar nga presidenti kinez u shpallën gjithashtu një numër dokumentesh që shërbejnë si udhëzime për kontrollin e epidemisë dhe punën e ndihmës.

Disa zyrtarë në provincën Hubei, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit, u larguan nga postet e tyre këtë javë, për shkak të keqpërdorimit të dhurimeve dhe informacionit. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore