2020-02-06 10:29:51 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Autoritetet e Kinës publikuan "Dokumentin qendror nr. 1" për këtë vit.
Çështjet e bujqësisë, të zonave rurale dhe të fermerëve mbeten përparësitë kryesore të Kinës për të 17-tin vit me radhë.
Si deklaratë e parë e politikave e publikuar nga autoritetet qendrore të Kinës çdo vit, "Dokumenti qendror nr. 1" është një tregues i përparësive të politikave.
Kina po përpiqet të përfundojë krijimin e një shoqërie me mirëqenie relative në të gjitha aspektet këtë vit.
"Dokumenti nr. 1" i këtij viti kërkon të bëhen përpjekje për të fituar betejën kundër varfërisë dhe forcimin e punës në zonat ku ka dobësi në lidhje me bujqësinë, zonat rurale dhe fermerët. (Çang Çuo)