OBSh-ja nxit vendet me të ardhura të larta të ndajnë të dhënat për epideminë e koronavirusit të ri

2020-02-06 10:26:07 CRI Komenti juaj Printoni

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje disa vendeve me të ardhura të larta që të ndajnë më mirë informacionin në luftën kundër koronavirusit të ri.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus njoftoi po ashtu se javën e ardhshme do të organizohet një konferencë shkencore globale për të identifikuar përparësitë e studimit në të gjitha fushat e epidemisë.

Ndërkohë, një ekip ekspertësh ndërkombëtarë do të shkojnë në Kinë për të udhëhequr reagimin global kundër shpërthimit të koronavirusit.

Kreu i OBSh-së u bëri thirrje vendeve të ndryshme që të mos vendosin kufizime dhe u zotua për kundërshtimin e thashethemeve dhe dezinformacionit lidhur me epideminë.

Deri më tani, 99 për qind e rasteve të virusit janë në Kinë dhe 97 për qind e vdekjeve kanë ndodhur në provincën Hubei.

Mrekulli
Lajmet Kryesore