Kinë: Përjashtim nga taksat dhe lehtësim i huamarrjes për bizneset që luftojnë epideminë

2020-02-06 10:23:26 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka publikuar një varg politikash të përjashtimit nga taksat dhe të kreditimit në lidhje me sektorët kryesorë në luftën kundër shpërthimit të koronavirusit.

Këshilli i Shtetit i Kinës njoftoi se taksat për bizneset që sigurojnë furnizime urgjente për kontrollin e koronavirusit do të ulen plotësisht dhe në një herë të vetme.

Ndërkohë, të ardhurat nga transportimi i mallrave të përdorimit të përditshëm ose furnizimeve mjekësore do të përjashtohen nga tatimi i vlerës së shtuar.

Tarifat e regjistrimit për ilaçet dhe pajisjet mjekësore kundër koronavirusit të ri gjithashtu do të hiqen dhe bankat duhet të ofrojnë kredi paraprake për bizneset që prodhojnë, transportojnë ose shesin pajisje mjekësore dhe mallra të përdorimit të përditshëm.

Këshilli i Shtetit i Kinës tha se këto masa do të inkurajojnë bizneset të zgjerojnë kapacitetet e prodhimit në luftën ndaj epidemisë së koronavirusit të ri. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore