2020-02-06 20:17:05 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Qeveria komunale e Pekinit njoftoi një seri masash duke përfshirë uljen ose përjashtimin e qirave dhe mbështetjen financiare për firmat e vogla dhe të mesme për të zvogëluar ndikimin e epidemisë së koronavirusit.
Lidhur me këtë, kryetari i Komisionit të Zhvillimit dhe të Reformës të Bashkisë së Pekinit Tan Xuxiang u shpreh:
"Sektorët që janë prekur më rëndë këtë herë janë hoteleria, restorantet, ekspozitat, transporti, turizmi, sporti dhe kultura, që janë pikërisht edhe sektorët ku janë të përqendruar më shumë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Përveç zbatimit të masave të gjithanshme të politikave ndaj këtyre ndërmarrjeve, në dokument janë përcaktuar edhe masat përballuese për ndërmarrjet që pësojnë më shumë humbje. Për shembull, agjencive turistike do t'u kthehen fondet e garancisë për të lehtësuar trysninë e tyre financiare".
Qiramarrësit e pronësisë shtetërore duhet të përjashtojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga qiraja e banesave në shkurt nëse firmat kanë pezulluar ose mirëmbajtur operimet siç kërkohet pa pushuar një numër të madh punonjësish. Këta qiramarrës do të subvencionohen nga qeveria në nivelin bashkiak ose rrethi, sipas një qarkoreje lëshuar të mërkurën.
Gjithashtu do të ofrohen edhe më shumë kredi bankare dhe kosto më të ulëta financimi. Rritja e kreditimit të bankave të mëdha shtetërore për bizneset e vogla dhe mikro duhet të jetë jo më e ulët se 20 për qind, sipas qarkores.
Ajo kërkon gjithashtu mbështetje financiare për firmat që përballen me vështirësi të përkohshme si pasojë e shpërthimit të koronavirusit të ri, duke u zotuar se kreditë nuk do të pezullohen ose tërhiqen. Ata që kanë vështirësi në shlyerje, kreditë e tyre do të zgjasin ose rinovohen, sipas qarkores. (Albana)