Duhet të eliminohet edhe "virusi politik" që dëmton sistemin e Kinës

2020-02-06 20:07:29 CRI Komenti juaj Printoni

Tani, Kina po shfrytëzon epërsinë e sistemit të saj, duke bërë përpjekje të mëdha për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë. Sekretari i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus vlerëson që fuqia e sistemit dhe masat përkatëse të Kinës janë të rralla. Por sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo sulmon Kinën, duke e quajtur partinë në pushtet dhe sistemin e Kinës si "kërcënime të epokës".

Në këtë fazë emergjence, kur Kina po lufton për parandalimin e epidemisë, Pompeo si kryediplomat i superfuqisë botërore bën deklarata të pabaza dhe jo humane. Kjo ka penguar bashkëpunimin mes Kinës dhe ShBA-së kundër sfidave të përbashkëta.

Megjithëse Pompeo dhe politikanë të ngjashëm si ai kanë bërë "shfaqje të zellshme", ata nuk mund të paraqesin dëshmi të fortë bindëse. Sistemi i Kinës është i faktuar.

Gjatë 70 vjetëve të fundit, arritjet e Kinës nuk janë bazuar as nga ekspansioni, as nga grabitja, por nga përpjekjet dhe vullneti i vendosur i popullit kinez nën drejtimin e Partisë Komuniste të Kinës. Prej reformës dhe hapjes, popullsia në varfëri ekstreme e Kinës është pakësuar me mbi 800 milionë veta, duke dhënë një kontribut gjigant për botën. Nisma e Kinës "Një brez, një rrugë" është bërë një shans i madh për vendet përgjatë saj. Kina është vendi kryesor që ofron fonde për veprimet paqeruajtëse të OKB-së dhe është vendi me numrin më lartë të trupave paqeruajtëse nën kornizën e Këshillit të Sigurimit. Krahas këtyre, Kina ka luajtur edhe rol konstruktiv në ndryshimin e klimës dhe zgjidhjen e konflikteve rajonale.

Tani, gjendja e parandalimit dhe kontrollit ndaj epidemisë mbetet ende serioze. Por me epërsinë e sistemit të Kinës dhe përpjekjet e popullit kinez, Kina ka besim dhe aftësi ta fitojë këtë sfidë ndaj epidemisë. Dhe pas kësaj vështirësie, Kina medoemos do të ketë zhvillim më të mirë dhe epërsia e sistemit të saj do të duket më tej. Kina do të luajë rol më të madh për paqen dhe zhvillimin e botës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore