2020-02-06 16:35:14 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying tha të mërkurën nga Pekini se qeveritë e 21 vendeve, si Koreja e Jugut, Japonia, Tajlanda, Malajzia, Indonezia, Kazakistani, Pakistani, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Hungaria, Bjellorusia, Turqia, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Algjeria, Egjipti, Australia, Zelanda e Re, Trinidad dhe Tobago dhe organizata e UNICEF-it kanë ofruar ndihma materiale për të parandaluar dhe kontrolluar epideminë. Kina mirëpret dhe vlerëson mirëkuptimin, mbështetjen dhe ndihmën e sinqertë dhe miqësore nga komuniteti ndërkombëtar. Ajo gjithashtu theksoi se fitorja e Kinës është fitorja e botës. Kina është plotësisht e aftë dhe e sigurt për mposhtjen e epidemisë sa më parë. Ajo shtoi se qeveri të tjera kanë shprehur gjithashtu gatishmërinë e tyre për ofrimin e mbështetjes materiale për Kinën.
"Miqësia është e paçmueshme. Ne jemi shumë mirënjohës. Kina do të vazhdojë të shkëmbejë informacione dhe të forcojë bashkëpunimin me të gjitha vendet e botës në një mënyrë të hapur, transparente dhe me shumë përgjegjësi, për të mbrojtur sigurinë e jetës dhe shëndetin e banorëve të vendit dhe gjithashtu duke u përpjekur dhe dhënë kontribut për ruajtjen e sigurisë së shëndetit publike global dhe rajonal", tha Hua Chunying.
Ajo theksoi se Kina është plotësisht e aftë për ta mposhtur epideminë.
"Fitorja e Kinës është fitorja e botës. Kina po lufton kundër epidemisë me masat më të rrepta dhe gjithëpërfshirëse. Numri i rasteve të shtuara të shëruara në datën 4 është rreth 4 herë më i lartë se numri i rasteve të shtuara të vdekjeve. Numri i rasteve të shëruara kumulative është sa dyfishi i atij të vdekjeve. Kina është plotësisht e aftë dhe e sigurt për ta kapërcyer sa më shpejt epideminë". (Zhan Dian/Albana)