Udhëheqësit botërorë shprehin mbështetje për Kinën

2020-02-05 10:10:20 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësit e vendeve të ndryshme dhe krerët e organizatave ndërkombëtare kanë shprehur mbështetjen e tyre për Kinën në betejën e saj kundër shpërthimit të koronavirusit.

Presidenti rus Vladimir Putin shprehu besimin se Kina do të dalë nga vështirësia dhe tha se Rusia i qëndron pranë Kinës në kohë të vështira.

Një zëdhënës i "Kremlinit" tha se vizita e planifikuar e Putinit në Kinë këtë vit nuk do të ndikohet nga shpërthimi i koronavirusit, duke shtuar se epidemia nuk do të ndikojë në themelet e forta të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit vlerësoi përpjekjet e Kinës për të luftuar koronavirusin dhe shprehu solidaritet me banorët në qytetin Wuhan.

Presidenti i Mianmarit i dërgoi një letër presidentit Kinez Xi Jinping dhe ofroi mbështetjen e qeverisë së tij në "gjetjen bashkërisht të mënyrave për ta kaluar epideminë".

Organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e kanë lavdëruar Kinën për masat e marra për kontrollin e përhapjes së koronavirusit. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore