2020-02-05 10:05:44 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Wuhan-i planifikon të shndërrojë tetë vende të tjera publike në spitale për të pritur pacientët e infektuar nga koronavirusi i ri.
Autoritetet vendore thonë se i kanë shndërruar tashmë tre vende publike në spitale të improvizuara, duke siguruar një shtesë prej 3400 shtretërish për pacientët me simptoma të lehta.
Spitalet e improvizuara do të jenë të përhapur në të gjithë qytetin për të lehtësuar presionin mbi objektet mjekësore.
Ndërtimi i dy projekteve kryesore spitalore, "Huoshenshan" dhe "Leishenshan", do të ofrojë 2 600 shtretër për pacientët e infektuar nga koronavirusi.(Vera)