Kina merr masa të tjera për frenimin e epidemisë së koronavirusit të ri

2020-02-05 09:31:01 CRI Komenti juaj Printoni

Në një mbledhje të grupit drejtues të Komitetit Qendror të PKK-së për parandalimin dhe kontrollin e shpërthimit të koronavirusit të ri u vendos të merren masa të mëtejshme për të përmirësuar nivelet e pranimit e të mbijetesës së pacientëve dhe për të zvogëluar shkallën e infeksionit e të vdekshmërisë, për të frenuar epideminë e pneumonisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Ndër masat për sigurimin e më shumë shtretërve për pacientët, një numër hotelesh, objektesh dhe qendrash trajnimi do të përdoren si vende për të kryer trajtim të centralizuar të infeksioneve të dyshuara dhe pacientëve që shfaqin simptoma të lehta.

Një numër spitalesh të lëvizshëm dhe një personel tjetër mjekësor prej 2 000 vetash do të dërgohen në Hubei.

Ekipe personeli mjekësor cilësor do të organizohen për të marrë përsipër menaxhimin e spitaleve ose pavijoneve të kujdesit intensiv.

Mrekulli
Lajmet Kryesore