2020-02-05 20:22:40 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ditët e fundit u zhvillua mbledhja e Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së mbi punët parandaluese ndaj epidemisë.
Mbledhja u drejtua nga sekretari i përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping. Në fjalimin e tij të rastit, ai theksoi se tani problemi kyç është zbatimi i hollësishëm dhe me rigorozitet i punëve parandaluese. Kjo është kërkesa më e fundit e kreut kinez dhe udhëzimi për veprimet parandaluese ndaj epidemisë.
Nga 1 deri më 10 janar sipas kalendarit kinez, u zhvilluan dy mbledhje tematike nga Komiteti i Përhershëm i Byrosë Politike të KQ-së të PKK-së. Kjo tregon që siguria e jetës dhe shëndeti i popullatës janë prioritet i veprimeve parandaluese dhe zbatimi i mirë apo jo i masave përkatëse lidhet drejtpërdrejt me efektet e parandalimit dhe kontrollit të kësaj epidemie.
Zbatimi konkret i masave parandaluese do të thotë që këto masa nuk duhet të mbeten thjesht në letër, por duhet të shndërrohen në vepra konkrete dhe të caktohen përgjegjësitë edhe për njësitë më të vogla të punëve parandaluese.
Zbatimi konkret dhe i hollësishëm i punëve prandaluese lidhet me hapjen e Kinës ndaj botës së jashtme. Pas shpërthimit të epidemisë, tregtia dhe turizmi janë ndikuar shumë dhe siç thuhet në mediat, bota kuptoi menjëherë se sa e varur është nga Kina. Prandaj, zbatimi i masave parandaluese me korrektësi dhe vullnet është mbajtja e përgjegjësisë për tërë komunitetin ndërkombëtar.
Ky është kyçi i fitores ndaj epidemisë dhe me zbatim të vendosur të politikave dhe masave përkatëse, Kina medoemos do ta fitojë këtë luftë kundër epidemisë.