ShBA-ja kryeson në pengimin e bashkëpunimit ndërkombëtar kundër epidemisë

2020-02-05 20:12:05 CRI Komenti juaj Printoni

Tani, Kina është në garë me kohën për të luftuar epideminë e pneunomisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri dhe komuniteti ndërkombëtar ka ofruar mbështetje ndaj Kinës. Mirëpo, si vendi më i zhvilluar me nivel modern mjekësor, ShBA-ja nuk ka ofruar asnjë ndihmë konkrete, por ishte vendi i parë që tërhoqi punonjësit e konsullatës në Wuhan, vendi i parë që njoftoi tërheqjen e disa diplomatëve nga ambasada e saj në Kinë dhe vendi i parë që shpalli kufizimin e gjithanshëm ndaj shtetasve kinezë për hyrje në kufirin e ShBA-së, duke fabrikuar dhe duke përhapur panik. Të gjitha këto janë bërë një shembull negativ për vendet e tjera.

Këto "3 të parët" negativë kanë treguar që ShBA-ja ka mbireaguar ndaj epidemisë në Kinë dhe ka ndërmarrë veprime kundër këshillave të OBSH-së, duke penguar bashkëpunimin ndërkombëtar kundër epidemisë në një kohë shumë emergjente. Veprimet e SHBA-së kanë shkaktuar kritika të shumta.

Në fakt, veprimet e SHBA-së në një farë mënyre janë pasqyrim i masave diplomatike të qeverisë amerikane. Nga tërheqja jashtë marrëveshjeve ndërkombëtare, deri në reagim të ekzagjëruar ndaj epidemisë, ShBA-ja po largohet gjithnjë e më shumë nga bashkëpunimi ndërkombëtar i bazuar në rregulla, duke e penguar këtë bashkëpunim për parandalimin e epidemisë në mënyrë emergjente.

Është e dukshme që në luftën kundër virusit, Kina nuk është e vetme dhe me përkrahjen, besimin dhe bashkëpunimin, ajo ka fituar më shumë besim dhe fuqi në luftën kundër epidemisë.

Siç u shpreh dhe presidenti i Shoqatës federale për Zhvillim Ekonomik dhe Tregti të Jashtme të Gjermanisë, Michael Schumann, "nëse kemi një zemër të madhe me simpati dhe ndihmëdhënie, paniku do të largohet. Nëse humbet natyra njerëzore para epidemisë, mund të humbasim luftën kundër sëmundjes dhe jo vetëm".

Vendimarrësit amerikanë duhet ta dëgjojnë këtë zë racional, se në një periudhë me fate të përbashkëta të njërëzimit, duke ndihmuar të tjerët njëkohësisht ndihmojmë edhe veten.

Mrekulli
Lajmet Kryesore