Kinë, po testohen klinikisht disa ilaçe të mundshme kundër koronavirusit

2020-02-05 16:15:08 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.drejtorja e Qendrës Biologjike pranë Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë Sun Yanrong, tha në konferencën e shtypit të mbajtur nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë dhe i Higjienës se kërkimet tekniko-shkencore mbi epideminë e pneumonisë shkaktuar nga koronavirusi novel kanë bërë përparim, sidomos në zhvillimin e ilaçeve, duke zgjedhur disa lloje kurash me efekt antiviral, dhe aktualisht po kryhen eksperimentet përkatëse.

Sun Yanrong nënvizoi se që nga shpërthimi, Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë ka nisur 16 projekte të studimit urgjent, duke u përqëndruar te gjurmueshmëria e virusit, hulumtimi dhe zhvillimi i ilaçeve, zhvillimi i vaksinave, testimi i reagentëve dhe llojet e kafshëve eksperimentale. Deri tani, i gjithë procesi po përparon rregullisht.

"Në aspektin e hulumtimit të etiologjisë, ne mund ta izolojmë dhe identifikojmë koronavirusin e ri brenda një kohe të shkurtër. Kemi arritur renditjen e të gjithë gjenomit që do të ndahet sa më parë me komunitetin ndërkombëtar. Në aspektin e teknologjisë dhe produkteve diagnostikuese, pajisjet për testimin e virusit janë aplikuar plotësisht. Në aspektin e studimit të ilaçeve, janë zgjedhur paraprakisht disa medikamente me efekte të mundshme kundër koronavirusit dhe po kryhen verifikime të mëtejshëm të efekteve kurative. Në aspektin e hulumtimit të vaksinave, sepse ky është një lloj i ri i koronavirusit, po promovojmë teknologji të shumta paralelisht në mënyrë që të përmirësojmë shkallën e suksesit të gjetjes së vaksinës."

Lidhur me ilaçin "Remdsivir" kundër koronavirusit, Sun Yanrong tha se ai është miratuar për prove klinike në Kinë. (Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore