2020-02-04 09:38:48 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti kinez Xi Jinping ka shprehur respekt për ata që luftojnë në vijën e parë kundër epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri dhe ka përshëndetur të sëmurët dhe familjet e tyre.
Në një mbledhje të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, Xi u bëri thirrje komiteteve të Partisë dhe organeve të pushtetit në të gjitha nivelet të ndjekin me vendosmëri komandën dhe koordinimin e unifikuar të Komitetit Qendror të PKK-së, duke nxitur zbatimin e rreptë të urdhrave dhe ndalimeve. (Çang Çuo)