Zyrtari: Qeveria kineze ka ofruar mbështetje financiare dhe politikash për kontrollin e virusit

2020-02-04 09:33:35 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.kryetari i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë të Kinës Li Bin thotë se qeveria kineze ka siguruar mbështetje të mjaftueshme financiare dhe me politika në luftën kundër koronavirusit të ri.

Sipas tij, qeveria ka miratuar politika të qarta për dhënien e subvencioneve për trajtimin e të sëmurëve:

"Përveç rimbursimeve nga sigurimet bazë të kujdesit shëndetësor, sigurimet për sëmundje të rënda dhe ndihmave të tjera mjekësore, pacientët e diagnostikuar me virusin e ri gjithashtu mund të gëzojnë subvencione nga qeveria qendrore dhe pushteti vendor."

Li shtoi se punonjësit mjekësorë që marrin pjesë në punën e trajtimit dhe parandalimit, gjithashtu do të gëzojnë subvencione. Atyre që infektohen me koronavirusin e ri gjatë punës, sëmundja mund t'u konsiderohet si dëmtim në punë, dhe ata mund të përdorin sigurimet e dëmtimit në punë. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore