2020-02-04 09:28:55 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Drejtorja Menaxhuese e FMN-së Kristalina Georgieva shprehu bindjen se ekonomia e Kinës do ta marrë veten shpejt, pavarësisht epidemisë së koronavirusit.
Në një deklaratë të publikuar në mediat sociale, Georgieva theksoi mbështetjen e institucionit të saj për luftën e Kinës ndaj epidemisë, duke përfshirë ndërmarrjen e veprimeve financiare të kohëve të fundit.
Një zëdhënës i FMN-së u shpreh më parë se Kina është një ekonomi e madhe, që ka burimet dhe vendosmërinë për të përballuar sfidat e shpërthimit të pneumonisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri.
(Zhang Yan)