2020-02-04 09:23:57 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka ritheksuar se nuk ka nevojë për ndërhyrje të panevojshme në udhëtimet dhe tregtinë ndërkombëtare, gjatë shpërthimit të koronavirusit të ri.
Tedros Adhanom Ghebreyesus-i u bëri thirrje të gjitha vendeve të zbatojnë masa të mbështetura në prova për të luftuar virusin, duke vënë në dukje se OBSh-ja është e gatshme t'u ofrojë atyre këshilla se si ta menaxhojnë epideminë.
Ai shtoi gjithashtu se përpjekjet e tanishme duhet të mbeten të përqendruara në luftimin e virusit në epiqendër e në burim dhe u rekomandoi të gjitha vendeve të shpejtojnë prodhimin e vaksinave, terapeutikëve e diagnostikuesve. (Artan Goga)