Kina: Reagimi i tepruar i ShBA-së ndaj koronavirusit po përhap frikë

2020-02-04 09:12:21 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Kinës i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për "krijimin dhe përhapjen e frikës" lidhur me epideminë e koronavirusit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying thotë se ShBA-ja ka vepruar për të krijuar dhe përhapur frikë pas shpërthimit të koronavirusit në Kinë, në vend që të ofrojë ndihmë.

Shtetet e Bashkuara ishin vendi i parë që sugjeroi tërheqjen e pjesshme të personelit të ambasadës të vet dhe vendi i parë që vendosi një ndalim udhëtimi për udhëtarët kinezë.

Hua tha se masa për të parandaluar njerëzit të hyjnë në kufij është e paarsyeshme, duke shtuar se Kina shpreson se vendet e ndryshme do të bëjnë gjykime e do të reagojnë në mënyrë të arsyeshme, të qetë e të mbështetur në shkencë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore