2020-02-04 19:30:33 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Këto ditë, e gjitha Kina po lufton me çdo përpjekje kundër epidemisë së koronavirusit të ri, përpjekje që janë mbështetur dhe vlerësuar nga komuniteti ndërkombëtar. Mirëpo, ka disa zëra jo harmonikë që ndërhynë dhe shkaktojnë zhurmë në punët e Kinës. Sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross është një shembull. Ai është shprehur se epidemia që po ndodh në Kinë është në të mirë të kthimit të ndërmarrjeve prodhuese në ShBA. Këto deklarata janë kritikuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe janë quajtur si një veprim i ulët në kohën e vështirë të Kinës.
Epidemia është sfida e përbashkët e njerëzimit dhe nuk ka kufij të caktuar. Tani, qeveria kineze ka marrë masat më të rrepta dhe të gjithanshme, duke tejkaluar kërkesat e Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetësisë. Synimi i Kinës është për të mbrojtur popullin e vet, si edhe popujt e botës.
Por, si superfuqia e vetme në botë, SHBA-ja deri tani nuk ka ofruar asnjë ndihmë konkrete për Kinën, por ishte e para që ndaloi hyrjen e shtetasve kinezë në SHBA, duke shkaktuar dhe përhapur panik. Thëniet e z. Ross për pasurimin dhe zhvillimin duke spekuluar mbi epideminë tregojnë mungesë morali dhe simpatie dhe zbulojnë natyrën egoiste të disa politikanëve amerikanë, të cilët kanë ende mendësinë e lojës së shumës zero ku fituesi i merr të gjitha.
Z. Ross i mungon jo vetëm ndjenja njerëzore, por edhe njohuria bazë ekonomike. Kina ka një treg gjigant me popullsi prej 1.4 miliardë banorë. Është e pashmangshme që epidemia të ndikojë në ekonominë kineze, por kjo është e përkohshme dhe nuk do të zgjasë shumë. Gjallëria dhe veçantia e tregut kinez është afatgjatë dhe ekonomia kineze ka një prirje pozitive me afat të gjatë. Shumëkombëshet do të kenë zhvillim të vazhdueshëm nëse vijojnë zgjerimin e biznesit në Kinë dhe kjo nuk realizohet siç ka folur Ross me kthimin në tregun amerikan.
Sipas të dhënave, deri më 2 shkurt, 188 ndërmarrje të huaja në Kinë kanë dhuruar 1 miliardë e 96 milionë juanë kundër epidemisë, çka ka treguar që ndërmarrje të huaja kanë dëshirë të kalojnë këtë kohë të vështirë bashkë me Kinën dhe ruajnë besim për të ardhmen e Kinës.
Tani, gjendja e epidemisë mbetet serioze, por masat e Kinës janë të sakta dhe efektive. Kina jo vetëm mund ta fitojë këtë luftë kundër epidemisë, por edhe mund të garantojë zhvillim pozitiv të ekonomisë për një kohë të gjatë. Thëniet e Ross-it janë të pa baza dhe të paarsyeshme.