Hubei, mbi 8300 staf mjekësor punojnë për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë

2020-02-04 15:47:17 CRI Komenti juaj Printoni

Deri në orën 20:00 të së dielës, 68 ekipe mjekësore dhe 8310 personel mjekësor nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë dhe i Higjienës i Kinës, Administrata Shtetërore e Mjekësisë Tradicionale Kineze, Akademia Kineze e Shkencave Mjekësore, 29 provinca (rajone autonome dhe qytete) dhe ushtria ndodhen në Hubei për punët e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë. Të gjitha përgatitjet për spitalin "Huoshenshan" kanë përfunduar dhe grupi i parë i pacientëve me pneumoni të infektuar nga koronavirusi i ri u shtruan mbrëmjen e 3 shkurtit.

Li Lanjuan, nga Akademia Kineze e Inxhinierisë dhe anëtare e grupit të nivelit të lartë të Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë dhe të Higjienës të Kinës, tha të hënën se me përpjekjet e vazhdueshme të stafit mjekësor në Wuhan dhe bashkëpunimit me forca të ndryshme mbështetëse, parandalimi dhe kontrolli i rasteve të reja të koronavirusit do të arrijë rezultate:

"Tani kanë ardhur shumë ekipe mjekësore mbështetëse nga i gjithë vendi dhe fuqia mjekësore është relativisht e fortë. Kemi më shumë se 330 staf mjekësor nga Zhejiang. Nëpërmjet mbështetjes kombëtare, për të forcuar fuqinë mjekësore dhe forcuar kujdesin për (pacientët) në gjendje kritike, situata mund të kontrollohet mirë dhe gjithashtu mund të zvogëlohet shkalla e vdekshmërisë".

E gjithë puna e spitalit "Huoshenshan" është gati. Përveç personelit mjekësor, ushtria përzgjodhi 1400 personel mjekësor për të trajtuar të sëmurët. Spitali "Huoshenshan" ka rezerva të mjaftueshme të materialeve të ndryshme mjekësore dhe farmacia është e hapur 24 orë në ditë, duke mundësuar pajisjen me ilaçe në çdo kohë.

Spitali "Huoshenshan" ka gjithsej 1000 shtretër. Në mbrëmjen e së hënës, ai hapi dyert për 50 pacientë të transferuar nga spitalet e tjera në Wuhan. Li Lanjuan u shpreh se me venien në funksion të spitalit "Huoshenshan" dhe përdorimin e ardhshëm të spitalit "Leishenshan", problemi i trajtimit të pacientëve të infektuar nga koronavirusi i ri mund të zgjidhet në mënyrë efektive. (Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore