2020-02-04 17:25:05 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Më 2 shkurt, Shoqata Kineze e Promovimit të Tregtisë publikoi provën e parë faktike të forcës madhore mbi epideminë e penunomisë së koronavirusit për një kompani prodhimi të qytetit Huzhou të provincës Zhejiang. Kjo provë do ta ndihmojë kompaninë të pakësojë detyrimet për moszbatimin e marrëveshjes si pasojë e epidemisë dhe të mbrojë interesin e ligjshëm të ndërmarrjes.
Klauzolat e forcave madhore në kontrata i mbrojnë palët të paafta për të përmbushur detyrat e tyre për shkak të luftës, fatkeqësive natyrore etj, por ato kërkojnë një bazë faktike të dëshmuar.
Pas lëshimit të një çertifikate, palët e prekura nga rrethana të paparashikueshme përtej kontrollit të tyre, mund të lirohen pjesërisht ose plotësisht nga përgjegjësia për moskryerjen, kryerjen jo të plotë ose vonimin e kontratave të tyre.
Zv-drejtorja e Qendrës së Certifikimit të Çështjes së Biznesit të Shoqatës së Promovimit të Tregtisë të Kinës Yan Yun tha se përballë epidemisë së tanishme, dhënia e certifikatave është mënyra e ligjshme që ndërmarrjet të ndihmojnë veten.
"Nëse ndërmarrja nuk pajiset me provë të forcës madhore mund të bëjë një shpjegim për vonesën e dërgimit të mallrave. Më parë vonesa e dërgimit të mallrave duhet të marrë detyrën e shkeljes së marrëveshjes, nëse ne kemi një dëshmi faktike të forcës madhore, dëmi i shkeljes së marrëveshjes mund të hiqet".
Bëhet e ditur se një ndërmarrje industriale e qytetit Huzhou në provincës Zhejiang nuk arriti të dorëzojë në kohë mallrat për klientët jashtë Kinës për shkak të epidemisë.
Përveç humbjeve të drejtpërdrejta të kontratës prej 2.4 milionë juanë të mbajtura si rezultat, firma gjithashtu mund të duhet të paguajë kompensim prej 30 milionë juanësh për ndalimin e prodhimit për klientët e saj. Reputacioni i kompanisë u dëmtua rëndë.
Platforma e certifikimit në internet filloi shërbimin e saj të aplikimit për certifikim të forcës madhore më 26 janar. Certifikatat e saj njihen nga më shumë se 200 vende, qeveri vendore, dogana, dhoma tregtare dhe kompani në të gjithë botën dhe ka një besueshmëri të fortë jashtë Kinës. (Fang Xiaoyu/Albana)