Hubei do të bëjë izolimin e përqendruar të rasteve të dyshuara të koronavirusit të ri

2020-02-03 09:55:15 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet e provincës Hubei të Kinës Qendrore deklaruan se do të izolojnë në mënyrë të përqendruar të gjitha rastet e dyshuara të prekjes nga koronavirusi i tipit të ri.

Ata që kanë pasur kontakte të ngushta me pacientët e konfirmuar ose të dyshuar në Wuhan do të futen në karantinë në një hotel.

Autoritetet vendore do t'u ofrojnë të izoluarve ushqim dhe shërbime të tjera të përditshme.

Afati i izolimit do të varet nga rezultatet e analizave diagnostikuese të tyre. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore