Li Keqiang-u kryeson mbledhjen e punës për përballimin e epidemisë

2020-02-03 09:54:11 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang, që drejton edhe grupin e punës të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës kundër epidemisë së koronavirusit, kryesoi të dielën një mbledhje për masat e mëtejshme në luftën kundër epidemisë që ka shpërthyer në fund të janarit.

Kreu i qeverisë kineze kërkoi që disa provinca të caktojnë datën e rifillimit të punës sipas kushteve konkrete dhe që sektorët shëndetësorë e administrativë të bëjnë si duhet punët për parandalimin e përhapjes së virusit dhe garantimin e furnizimit të produkteve të konsumit të përditshëm, duke shtuar mbështetjen me materiale mjekësore për provincën Hubei, sidomos qytetin Wuhan dhe zonat rreth tij, të prekura më rëndë nga epidemia.

Për të siguruar më shpejt fitoren e betejës kundër epidemisë, në mbledhje u kërkua gjithashtu publikimi në kohë i informacioneve për publikun dhe mobilizimi i shpejtë i forcave për të realizuar zbulimin e hershëm të rasteve të infektimit, raportimin e hershëm të rasteve të dyshuara dhe izolimin e hershëm të atyre që kanë pasur kontakt të ngushtë me të prekurit nga sëmundja.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore