Stafi mjekësor ushtarak do të trajtojë të sëmurët në spitalin "Huoshenshan"

2020-02-03 09:43:21 CRI Komenti juaj Printoni

Me miratimin e kryetarit të Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës Xi Jinping, një personel mjekësor prej 1 400 vetash nga forcat e armatosura kineze, janë ngarkuar me detyrën e trajtimit të pacientëve në spitalin "Huoshenshan" në Wuhan duke filluar nga e hëna.

"Huoshenshan", me një kapacitet prej 1000 shtretërish, është një spital i improvizuar për trajtimin e të sëmurëve nga koronavirusi i ri.

Ky spital do të ndjekë përvojën e Pekinit në luftën kundër SARS-it 17 vjet më parë.

Spitali më i madh "Leishenshan", me 1500 shtretër, pritet të vihet në funksionim të mërkurën. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore