2020-02-03 09:28:12 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong shprehu besimin se Kina dhe vendet e tjera do të punojnë së bashku për të fituar betejën kundër koronavirusit të ri.
Lee i vlerësoi përpjekjet e Kinës për të ndaluar përhapjen e epidemisë, duke përfshirë vendosjen e kufizimeve të udhëtimit dhe pezullimin e vajtjes së grupeve turistike jashtë vendit.
Sipas tij, ndjenja antikineze në shumë vende nuk është "aspak e dobishme" dhe gjendja lidhur me koronavirusin duhet të shihet si një çështje e shëndetit publik e jo si një problem racial ose problem i diplomacisë ndërkombëtare.
Ndërkohë, Rusia ka rikonfirmuar besimin dhe mbështetjen e saj për përpjekjet e Kinës kundër epidemisë.
Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi të premten një mesazh presidentit kinez Xi Jinping, ku shprehet se Rusia e mbështet plotësisht Kinën në luftën ndaj epidemisë. (Artan Goga)