Trudeau kundërshton diskriminimin lidhur me koronavirusin

2020-02-03 09:15:38 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kanadez Justin Trudeau thotë se vendi i tij nuk pranon asnjë formë diskriminimi ose përjashtimi ndaj ndonjë grupi etnik.

Komentet e tij u bënë teksa dezinformacionet rreth përhapjes së koronavirusit të ri kanë çuar në incidente ksenofobike.

"Ashtu si këtu sot, ne duhet të mbështesim njëri-tjetrin dhe të qëndrojmë të bashkuar. Më lejoni të jem i qartë se në Kanada nuk ka vend për diskriminim të nxitur nga frika ose keqinformimi. Kjo është diçka që kanadezët nuk do ta pranojnë kurrë," u shpreh ai.

Gjatë një fjalimi në një kremtim të Festës së Pranverës në Scarborough, Trudeau bëri thirrje për tolerancë ndaj të gjitha kombësive në kohë të vështira.

Kanadaja ka konfirmuar katër raste të koronavirusit të ri.

Mrekulli
Lajmet Kryesore