"Der Spiegel", Kina prodhon përgjegjësi dhe besim

2020-02-03 15:53:27 CRI Komenti juaj Printoni

Rastet e reja të infektimit me koronavirusin novel (2019-nCoV) po shtohen. Kinezët janë të vendosur të luftojnë epideminë dhe të shkruajnë një faqe të re në historinë e luftës kundër viruseve vdekjeprurëse. Ky qëndrim heroik i popullit kinez është tema kryesore në aktualitetin mbarëbotëror, është vlerësuar pozitivisht dhe sot e gjithë bota është solidarizuar me popullin kinez. Megjithatë ka pasur edhe raste të tilla si botimi i fundit i revistës javore gjermane "Der Spiegel", ku kopertina është provokuese dhe larg realitetit. Në të pasqyrohet një person i veshur me të kuqe dhe me maskë dhe shkruhet: "Koronavirusi i prodhuar në Kinë" (Made in China- Coronavirus). Kjo praktikë jo vetëm shpërfill faktet, por gjithashtu është shenjë e qartë e një mungese profesionalizmi, pasi jo vetëm nuk tregon shenja njerëzore, por ironizon shëmtuar fatkeqësinë e popullit kinez.

Redaktorët e revistës "Der Spiegel" nuk e ishin imagjinuar kurrë që një numër i madh i përdoruesve të internetit gjermanë të shkruanin mesazhe në rrjetet sociale, duke kritikuar një praktikë të tillë që është subjektive dhe me ngjyrime raciste. Përdoruesi me emrin "The Penguin" shkruajti "Kjo faqe është jashtëzakonisht mosrespektuese dhe është një fyerje për njerëzit e prekur nga epidemia dhe për shkallën e ashpërsisë së epidemisë". Përdoruesi "Thomas Strehl" e quajti atë "faqja marramendëse e vitit".

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tederos Adhanom Ghebreesus, vlerësoi lartë masat e Kinës duke e quajtur si "një shembull të ri për reagimin e epidemisë". Në emër të Gjermanisë, kancelarja Angela Merkel vlerësoi hapjen dhe transparencën e Kinës në përballimin e shpërthimit të pneumonisë të shkaktuar nga koronavirusi i ri dhe qëndrimin pozitiv të Kinës ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar. Në emër të Bashkimit Europian, presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen i vlerëson masat që Kina ka ndërmarrë për të parandaluar dhe kontrolluar epideminë dhe shprehu admirim për shpejtësinë e reagimit të Kinës ndaj epidemisë. Përballë epidemisë, profesori i Universitetit Lübeck dhe kolegët kinezë bashkëpunojnë ngushtë. Mësuesit e Shkollës "Burg Gymnasium Essen" në Gjermani kënduan "Bota të jetë e mbushur me dashuri" në kinezisht për të mbështetur Wuhan-in. Pse nxjerr këto zëra " Der Spiegel"? Shkencëtarët kinezë kanë gërmuar nga mjekësia tradicionale kineze për të gjetur artemisinin, një ilaç i lirë dhe efektiv kundër malaries për njerëzimin. Shumë vende në Afrikën Perëndimore patën një shpërthim të Ebola-s në vitin 2014 dhe vende të tjera evakuuan personelin mjekësor. Por, stafi mjekësor kinezë shkoi në Afrikë dhe nisi operacionin më të madh të ndihmës në një vend të huaj që nga themelimi i RPK-së. Sot, përparimet në kërkimet shkencore mbi koronavirusin e ri kanë patur vazhdimisht përparime. Pacientët me sëmundje kritike po shërohen dhe po dalin nga spitalet njëri pas tjetrit. Pa përpjekjet dhe përparimin e Kinës në luftimin e epidemisë, koronaviri i ri mund të kishte shpërthyer në pjesë të tjera të botës.

Pavarësisht se sa i ashpër është virusi, ai përfundimisht do të mposhtet. Është shkenca dhe racionalizmi që kapërcen virusin. Sot, Kina është në vijën e parë të luftës së njerëzve kundër koronavirusit të ri. Kinezët e palodhur dhe të respektuar po i tregojnë botës me veprime që Kina nuk prodhon virusin, por dashuria, besimi dhe guximi janë më të nevojshme për të luftuar virusin. Kina është një vend i madh dhe i përgjegjshëm për të mbrojtur shëndetin e njeriut. (Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore