Kinë, ndërmarrjet shtojnë prodhimin e materialeve kundër epidemisë

2020-02-01 12:41:08 CRI Komenti juaj Printoni

Këto ditë, Këshilli i Shtetit i Kinës publikoi një njoftim urgjent, ku kërkohet që të shtohet prodhimi i materialeve kundër epidemisë së shkaktuar nga pneunomia e koronavirusit të ri, si maskat N95, syzet mbrojtëse, ambulancat dhe ilaçet përkatëse.

Siç mësohet, Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit e Kinës ka krijuar sistemin e koordinimit të materialeve për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë. Me këtë sistem, mund të rregullohet prodhimi, transporti dhe shpërndarja e materialeve kundër epidemisë, mund të njoftohet gjendja e fundit dhe të bëhet përballimi emergjent.

Krahas kësaj, me këtë sistem mund të ndihmohen ndërmarrjet përkatëse të zgjidhin vështirësitë lidhur me mungesën e lëndëve të para dhe të krahëve të punës.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore